Bislimovski: Maqedonia është vend i varfër në energjetikë

Kreu i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski në konferencën e sotme për shtyp tha se bllok tarifat e reja për energjinë elektrike po përgatiten për të zbutur gjendjen me krizën energjetike. Bislimovski theksoi se vendi ynë është i varfër në sferën e energjetikës.

“Kuptohet se nuk mund t’i zgjidh të gjitha problemet, por ato që i kemi tani në sistem të paktën t’i zbusim duke pasur parasysh se jemi vend i varfër energjetik edhe mua më vjen keq, por më duhet ta them se kështu e kemi gjendjen.

Naftë nuk kemi, gaz natyror nuk kemi, të vetmin që kemi është energjia elektrike. Resurs më të madh e kishim qymyrin, tani e kemi çdo ditë pak e më pak dhe kemi hidroenergji, për hidroenergji varemi nga Zoti”, tha Marko Bislimovski, kryetar i KRrE-së, duke shtuar se thelbi i problemit me energjinë elektrike nuk mund të zgjidhet me prodhimin e rrymës nga sistemet fotovoltaike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu