Biznesmeni nga Kërçova fitimin e ndan me studentët: Nuk erdha në vendlindje për t’u pasuruar

Kërçovari Kastriot Iseni nga Zvicra erdhi për të investuar në vendlindje. Pasi rihapi restorantin e të parëve të tij, pas një sezoni të suksesshëm dasmash, ai ka vendosur që fitimin e tij të mos e mbaj për vete por ta ndaj me studentët dhe nxënësit.

Një pjesë e studentëve dhe nxënësve që do t’i financojë Kastrioti janë pjesë e stafit të tij me të cilët kanë punuar bashkë gjatë sezonit verorë. Ai thotë se nuk investoi në vendlindje për tu pasuruar, por për të hapur vende pune dhe për t’ju ndihmuar të rinjve të këtij vendi.

“Kemi pasur mbi 40 punëtorë, një pjesë e tyre kanë qenë punëtorë dhe gjimnazistë. Unë nuk erdha të investoj në Kërçovë për tu pasuruar për një muaj dhe të iki. Ishte një vendim i imi bashkë me menaxherin e restorantit Naim Zenkun ku e vendosëm që një pjesë e buxhetit nga përfitimet e restorantit të shpërndahen për bursa të studentëve dhe gjimnazistëve”, tha Kastriot Iseni, pronar restoranti.

Liza e cila ka punuar bashkë me stafin është gjithashtu fituese e bursës për shkollim. Ajo shprehet tejet e kënaqur dhe entuziazmuar për këtë hap të Kastriotit.

“Në emrin e të gjithë studentëve dhe nxënësve të cilët kanë qenë të angazhuar në punën e restorantit Dardania ju them faleminderit dhe jam shumë mirënjohëse ndaj të gjithë stafit të restorantit veçanërisht pronarit Kastriot Iseni. Jo vetëm për iniciativën e ndihmesës ndaj nxënësve dhe studentëve, por edhe për përvojën dhe eksperiencën dhe mundësinë që na i dha”, tha një studente.

Janë 10 mijë euro të ndara për bursa që do të jenë për një vit, deri në sezonin e ardhshëm. Iseni tha se ata që marrin bursa nuk do të jenë të obliguar të vijnë të punojnë edhe vitin që vjen por e bënë këtë që të mundohet t’i mbajë të rinjtë në vend. Ai thotë se ka edhe plane të tjera për t’i ndihmuar popullit në vendlindjen e tij./TV21/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu