Bjellorusia, më 22 qershor fillon stërvitjet në kufi me Ukrainën?

Në një kohë kur Bjellorusia ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për Kremlinin, Minsk pritet të fillojë stërvitjet ushtarake pranë kufirit me Ukrainën. Në veçanti, një zyrtar bjellorus, Andrei Krivonosov, tha se stërvitjet në rajonin Gomel, pranë kufirit me Ukrainën, do të fillojnë më 22 qershor .

Kujtojmë se pak ditë më parë presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko urdhëroi krijimin e një administrate të re ushtarake në pjesën jugore të vendit në kufi me Ukrainën. Bjellorusia planifikon të vendosë njësi të forcave speciale në tre zona pranë kufirit të saj jugor me Ukrainën, ndërsa Lukashenko vlerësoi kontributin e Rusisë në ndërtimin e raketave për të forcuar mbrojtjen e saj.

Më herët, Lukashenko njoftoi blerjen e sistemeve kundërajrore S-400 dhe raketave Iskander nga Rusia. Minsku është aleati kryesor i Moskës dhe ka akuzuar Perëndimin se është “në luftë me Rusinë” në Ukrainë./abcnews.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu