Blerim Ahmedi nga Tetova arrestohet derisa po jepte intervistë për emisionin “Alibi”

Tetë ditë paraburgim i janë caktuar Blerim Ahmedit nga Tetova, pasi ai u arrestua të premten derisa po jepte intervistë për gazetarin e Klan Kosovës, Kushtrim Bekolli.

Derisa Ahmedi po intervistohej ka intervenuar policia maqedonase dhe e ka arrestuar atë si organizator i protestës së mbajtur paraprakisht në ditën e njëjtë në Tetovë, duke kërkuar drejtësi për 14 personat që vdiqën pas zjarrit në spitalin modular.

Avokati i tij, Besnik Asani, tha se ai akuzohet për veprën penale të nenit 384 të Kodit Penal i cili parasheh 1 deri 5 vite burgim.

Ekipi i emisionit “Alibi” të Klan Kosovës qëndroi në Tetovë për të sjellë dokumentarin rreth asaj se çka ndodhi natën e 8 shtatorit e i cili do të transmetohet të mërkurën më 22 shtator.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu