Blerim Bexheti për VLEN-in: Të kenë kujdes në çfarë aventure po hyjnë

Kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti nga BDI nga studioja e Click Plus në TV21 ka bërë apel deri te VLEN-i, që të tregohen të kujdesshëm dhe të shohin se në çfarë aventurash janë duke hyrë.

“Ju bëj apel të VLEN-it të jenë më të kujdesshëm në aspekt njerëzor, kolegial që mos të pranojnë lehtë shërbimin ndaj këtyre ideve të mbrapshta që i çojnë mas shqiptarët. E them me shumë kompentencë, kam përvojë edhe institucionale, mendoj se jam njohës i mirë edhe i rrethanave juridike. Janë dy çështje shumë të rëndishme që ata duhet të ndalen dhe të mendohen. Të pinë një kafe bashkërisht dhe le të shohin se në çfarë aventurash janë duke hyrë”, tha Bexheti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu