“Prania juaj është ujdia e shqiptarëve të bashkuar, sepse shqiptarët e përcarë, paraprakisht duhet të arrijnë koncensusin me vëllaun, sesa koncensus me fqiun. Mos lejoni që tju bindin që edhe pas 30 vitesh ju duhet të mos votoni vetveten. Më 21 prill bëhuni vetvetja”, theksoi kandidati për president, Blerim Reka në hapjen e konventës promovuese.
Ai me këtë rast faleminderoi dy partitë shqiptare ASH dhe Lëvizja BESA për përkrahjen e dhënë.
“Me ju sot po lidhim BESËN dhe po krijojmë Aleancë Shqiptare. Kjo është beslidhja aq e munguar nga Shkupi i Hasan Prishtinës dhe Nënë Terezës, ku sot po shkruhet histori e re. Po e lidhim Besën për republikën e ligjit, kundër shtetit të zbrazur dhe të kapur, nepotizmit. Mos lejoni që me votën e juaj që të largoni edhe të rinjtë e fundit idealistë që ende besojnë në idenë shqiptare”, theksoi Blerim Reka.
Ai bëri thirrje që vota e qytetarëve të shkojë atje ku duhet dhe të mos shitet.
“Votoni kundër aksham pazareve me votën tuaj nga patriotët tenderistë! Vota juaj është e shenjtë, as nuk shitet, as nuk falet. Ajo është e juaja dhe vetëm e juaja. Dilni masovikisht pavarësisht nga cila parti jeni. Dëshmoni se nuk jemi 20% që na trajtojmë me vite.”, theksoi ndër të tjera kandidati presidencial Blerim Reka. (INA)
Video:










