Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ditën e sotme me ftesë të institutit për Lidership dhe Politika Publike, ka marrë pjesë në konferencën për të drejtat e grave në shoqëri, shkruan InfoShqip.
“Të drejtat e grave, nuk janë të përfaqësuara aq sa duhet andaj, si kryetar komune do të angazhohem për një përfaqësim sa më të mirë e dinjitoz të tyre në nivel lokal e shoqëror” ka shkruar krahas fotografive të publikuara në rrjete sociale Sejdiu./InfoShqip.com










