Blerim Sejdiu: Nuk do të ketë rivotim, unë i fitova zgjedhjet në Zhelinë

Blerim Sejdiu, kryetari i sapo zgjedhur për një mandat të dytë në krye të Komunës së Zhelinës ka reaguar ndaj spekulimeve rreth asaj se do ketë rivotim në një vendvotim në këtë komunë, ai i ka demantuar këto me një shkrim në profilin e tij në Facebook, shkruan InfoShqip.

Postimi i plotë:

“I njoftoj të gjithë qytetarët, se nuk është e vërtetë se do ketë rivotim në ndonjë vendvotim në Zhelinë. Ankesat janë të pabaza sipas KSHZ! Këto tentativa bëhen qëllmisht nga kundërkandidati, për të krijuar huti tek popullata.

Kjo huti bëhet qëllimisht nga pafuqia e pranimit të humbjes së këtyre zgjedhjeve.

E dijmë se është e dhimbshme humbja, por nuk jua kam shumë dertin sepse për ju nuk është hera e parë. Jeni mësu!”, ka shkruar Sejdiu. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu