Bloomberg: Putin nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO, por refuzon të kthejë territoret e pushtuara

Vladimir Putin duket se po teston SHBA-në nëse është gati të përfshihet në bisedime për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ai i ka dërguar amerikanëve, përmes kanaleve indirekte, sinjale se është i hapur për diskutime, duke përfshirë potencialisht marrëveshjet e ardhshme të sigurisë për Ukrainën.

Putin raportohet se “do të garantojë sigurinë dhe nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO”, por refuzon të kthejë territoret e pushtuara.

“Kremlini dëshiron t’i japë fund konfliktit në mënyrë diplomatike, por do të luftojë për tokat e Ukrainës deri në plumbin e fundit” nëse është e nevojshme, ka deklaruar një burim i afërt me Putinin për bloomberg.Ndërsa SHBA është “gjithmonë e hapur” për bisedime, “në këtë moment, unë nuk e shoh atë”, kishte deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në Forumin Ekonomik Botëror më 17 janar, kur u pyet në lidhje me perspektivat për një armëpushim afatgjatë të negociuar.

“Duhet të ketë një vullnet nga ana e Rusisë për t’u angazhuar, për të negociuar me mirëbesim, bazuar në parimet bazë që janë sfiduar nga agresioni i saj – integriteti territorial, sovraniteti, pavarësia”, pohoi Blinken.

Ndryshe, kontaktet jozyrtare që përfshijnë ndërmjetës të SHBA-së dhe Rusisë janë zhvilluar vitin e kaluar në përpjekje për të eksploruar perspektivat për bisedimet e paqes.

Këto të ashtuquajtura iniciativa “Track 2” zakonisht përfshijnë njerëz pa pozita zyrtare, duke i lejuar qeveritë e tyre të mohojnë çdo rol në diskutime ndërsa janë të informuara për atë që thuhet. Megjithatë, nuk është e qartë nëse janë duke u bërë ndonjë përpjekje e rëndësishme për momentin.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu