Legjenda kroate dhe njëhersh zyrtar i Milanit, Zvonomir Boban ka sqaruar situatën e Luca Modriç, pasi u fol se mund të bashkohet me kuqezinjtë këtë verë.
Sipas ish futbollistit të Milanit ka shuar gjitha shpresat duke thënë se “Topi i Artë” edhe këtë vit do të luajë në Madrid.
“Maldini e kishte deklaruar me herët, por meqenëse ne vazhdojmë të flasim për të dhe të shkruajmë rreth tij pa asnjë bazë, unë do të doja të përsëris se lojtari më i mirë në botë vitin e kaluar Luka Modriç nuk do të jetë lojtari ynë.
Me sa shoh unë ai do të jetë akoma në Madrid: Sigurisht që do të ishte mirë të kesh, por kjo është e vërteta e vetme”, ka thënë Boban.










