Bogoevski: Këtu është Maqedoni dhe testet zyrtare jepen maqedonisht, shqip në Shqipëri!

Kryetari i partisë “Koncepti Maqedonas”, Petar Bogojeski që është pjesë e koalicionit qeveritar ka reaguar lidhur me kërkesat e studentëve shqiptarë për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës, duke theksuar se testet zyrtare në Maqedoninë e Veriut zhvillohen në gjuhën maqedonase.

“KJO ËSHTË MAQEDONIA dhe këtu testet zyrtare jepen në gjuhën maqedonase! Në Shqipëri në gjuhën shqipe! Në Serbi në gjuhën serbe! Në Bullgari në gjuhën bullgare! Në Greqi në gjuhën greke!…

E vetmja gjuhë zyrtare në procedurat gjyqësore është gjuha maqedonase dhe kështu është sipas Kushtetutës, si edhe me votat e të gjitha partive shqiptare në Kuvend”, shkroi Bogojevski në një postim në rrjetet sociale.

Deklarata e tij vjen në kohën kur studentët shqiptarë po kërkojnë që provimi i jurisprudencës dhe provimet tjera profesionale të mund të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe./INA/


1 Koment

  1. Perderisa maqedonia definohet kshtu si ësht shqiptarët dot ken probleme dhe dot trajtohen si qytetar të dores së dytë…
    Prandaj ësht koha të ngritemi përsëri me nji qëllim të vetëm “Federalizimi i Maqedonis” pra Maqedonia me dy entitete… Shqiptar dhe sllavo maqedon…
    Pra Maqedonia lindore… dhe Maqedonia perendimore…
    Shqiptarët duhet kërkuar pjesën shqiptare 40-45% të teritorit…
    Prandaj duhet nji organizim i fuqishëm spari mbrenda partive politike shqiptare në maqedoni … pastaj dy qeverive …ajo e kosovës nė krye me Albin kurtin dhe Shqipri…. Teritori shqiptarve dot kishte dikun 10.500. km katror…. nëse sllavo maqedont nuk dojn federalizim… ather ai teritor dot jet autonom dhe duhet ti bashkohet Republikës së Kosovės … kjo pun kërkon organizim dhe sakrific por është i vetmi opcion real…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu