Qeveria ka përgatitur propozim buxhetin për vitin 2017 dhe tashmë e ka dorëzuar në Kuvend. Buxheti për vitin e ardhshëm është më voluminozi i parashikuar ndonjëherë, dhe arrin 3,3 miliardë euro. Rritja ekonomike e projektuar është 3%. Nga Banka Popullore e Maqedonisë nuk dëshirojnë të komentojnë propozim buxhetin, por thonë se do ti përshtasin politikat monetare sipas projektimeve qeveritare.
“Banka popullore do ti përshtatet secilit buxhet që do të vijë, pra do ta përshtat politikën monetare që të realizoj qëllimet thelbësore të bankës popullore, ajo është stabilitet monetar dhe stabilitet i sektorit të bankës”, ka deklaruar guvernatori Dimitar Bogov.
“Qëndrimi ynë sa i përket buxhetit të 2017-tës është i kundërt. Ky buxhet, së pari ka gabim fabrikor dhe ajo është ana e të ardhurave është aq shumë e fryrë, sa që nuk ka realitet që e njëjta të realizohet”, ka thënë Marianço Nikollov nga LSDM.
Ndryshe, për vitin 2017 është parashikuar një tjetër huamarrje prej 300 milionë euro, me të cilën synohet të mbyllet deficiti buxhetor i parashikuar për vitin që vjen.