Cristiano Ronaldo bojkotoi cermoninë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë edhe pse portugezi ishte pjesë e listës së bashku me Messin dhe Van Dijk.
Ylli i Juves me sa duket e ka ditur që ai do ta fitontë këtë cmim dhe ka braktisur cermoninë.
Duke e pasur parasysh faktin se Ronaldo jeton vetëm 150 kilometra larg Milanos, vendimi i portugezit për të mos marrë pjesës në çmimet e FIFA-s u kritikua edhe më shumë nga tifozët dhe gazetarët.
Kur koha erdhi për ta lajmëruar formacionin më të mirë të vitit, FIFA FIFPro World XI, u bë e qartë se Ronaldo nuk do të shfaqej, pasi që emri i tij nuk u thirr, përkundër që ai ishte pjesë e atij formacioni.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nuk e mbajti aspak sekret zhgënjimin e tij me mungesën e Ronaldos.
Infantino e lavdëroi Messin duke thënë se e meriton plotësisht çmimin dhe se është i lumtur që argjentinasi më në fund e shtoi edhe këtë çmim në koleksionin e tij.










