“Bon kujdes, ty duhet me te çu në shpi”, Haradinaj nervozohet me moderatorin LIVE

Ndërprerja e fjalës në një emision televiziv e ka nervozuar keq liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj.

Derisa, Haradinaj ishte duke folur në emisionin “Debat Plus” te Ermal Pandurit, i është ndërprerë fjala për një lidhe diretke që moderatori e transmetoi e që ndërlidhej me takimin e vonshëm të Kurtit me Miroslav Lajçak, si dhe emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ky veprim i moderatorit e ka nervozuar Haradinaj i cili e kritikoi për mënyrën se si po e udhëhiqte emisioni.Moderatori po e pyeste Haradinaj se ‘a duhet me dërgu në shtëpi Albin Kurtin‘.

E Haradinaj ia ktheu që “më mirë me të dërgu ty në shtëpi, qysh je duke e udhëheqë emisionin”

Me pas, moderatori i kërkoi falje kreut të AAK’s për ndërprerjen.“Bon kujdes”, ia ktheu Haradinaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu