Borell telefonon Thaçin e Vucicin për t’u kërkuar fillimin e dialogut: Presidenti konfirmon se i kërkoi heqjen e vizave

Përfaqësuesi i lartë i BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka kontaktuar me anë të telefonit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologun e tij serb, Aleksandar Vucic, prej të cilëve ka kërkuar rifillim sa më të shpejt të dialogut Kosovë-Serbi. Kurse, presidenti Tha;i ka konfirmuar se ka kërkuar nga BE heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës

Kryediplomati evropian ka folur me të dy presidentët për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Serbi si dhe për rëndësinë e punës për rifillimin e bisedimeve Prishtinë-Beograd, ku ka kontaktuar në mënyrë të veçantë me presidentin Thaçi, për perspektivat e formimit të një qeverie të re në Prishtinë, ndërkaq bëhet e ditur se ai ka ftuar edhe liderët e subjekteve politike të Kosovës, që të procedojnë me shpejtësi, në interes të Kosovës dhe popullit.

Ndërsa, Thaçi me anë të një njoftimi në Facebook, tha se në këtë bisedë telefonike, ka theksuar se Kosova është e përkushtuar t’i përfundojë reformat që ka nisur dhe që janë përcaktuese për anëtarësimin e Kosovës në BE, si dhe kërkoi që të përmbushet obligimi i BE’së për heqjen e vizave për qytetarët, sepse vendi ynë sipas tij, ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.

Në komunikatën për media, thuhet se Borrell ka konfirmuar për vendosmërinë dhe angazhimin e tij personal për lehtësimin e këtij dialogu, si dhe mbështetjen e Shteteve Anëtare të BE’së.

“Në diskutimet e tij bilaterale, ai diskutoi gjithashtu me bashkëbiseduesit e tij për progresin dhe perspektivat e ardhshme në rrugët e tyre përkatëse drejt BE-së dhe rëndësinë e përparimit përpara Samitit BE – Ballkan Perëndimor në Zagreb në maj 2020”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, Borrell ka përsëritur qëndrimin e tij si përket udhëtimit për në Prishtinë dhe Beograd, ku thuhet se do të zhvillohet në javët e ardhshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu