Borrell ia lë fajin SHBA-së që nuk po mund t’i largojë personelin nga Afganistani

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, vlerësoi se është e pamundur të evakuohen të gjithë afganët që bashkëpunuan me vendet perëndimore para 31 gushtit.

Në një deklaratë për shtypin francez, Borrell shprehu keqardhjen për masat e sigurisë që Shtetet e Bashkuara vendosën në aeroportin në Kabul, sepse kjo sipas tij pengon evakuimin.

Administrata amerikane ka caktuar 31 gushtin si datë për tërheqjen përfundimtare të forcave të saj nga Afganistani dhe planifikon të evakuojë më shumë se 30,000 amerikanë dhe civilë afganë.

“Matematikisht e pamundur… Me sa di unë, amerikanët nuk njoftuan se do të qëndronin pas asaj date (31 gusht). Por ata mund të ndryshojnë mendje”, tha Borell.

Sipas tij, problemi është qasja në aeroport.

“Kontrolli dhe masat e sigurisë të SHBA janë shumë të forta. Bëmë ankesa. Ne u kërkuam atyre të tregojnë më shumë fleksibilitet. Nuk mund të evakuojmë bashkëpunëtorët tanë”, tha kreu i diplomacisë evropiane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu