Borrell kritikon Beogradin: Serbia i vetmi vend nga Ballkani Perëndimor që nuk ka respektuar sanksionet e BE-së kundër Iranit

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë, Joseph Borrell, njoftoi sot se vendet kandidate që synojnë anëtarësim në BE, siç janë Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia i janë bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Iranit, i cili po planifikon të furnizojë me dronë luftarakë Rusinë, sipas një paralajmërimi të lëshuar nga SHB-të.

Sipas Borrell këto vende do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me vendimin e Këshillit.

BE-ja e merr parasysh këtë angazhim dhe e mirëpret, tha shefi i diplomacisë evropiane, shkruan Vijesti. Por Borrell ka një vërejtje, për Serbinë, e cila gjithashtu synon të anëtarësohet në BE.

Serbia sipas Borrell nuk i është bashkuar vendimi të BE-së për sa kufizuese ndaj Iranit, gjë që bën Serbinë si të vetmin kandidat për anëtarësim në BE nga Ballkanin Perëndimor që nuk po respekton masat e reja kufizuese të BE-së kundër Iranit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu