Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Maqedoni e Mal të Zi

Borxhi i jashtëm publik vazhdon të rritet ndjeshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor. Të dhënat për këtë vit tregojnë rritje të mëtutjeshme të obligimeve ndaj kreditorëve të jashtëm. Borxhi i jashtëm është pjesa e borxhit të një shteti i marrë hua nga huadhënës të huaj, përfshirë banka komerciale, qeveri ose institucione financiare ndërkombëtare. TRT Balkan analizoi borxhin e jashtëm të shteteve nga Ballkani Perëndimor për vitin 2022, duke u bazuar në shifrat zyrtare të institucioneve vendore, Bankave Qendrore dhe Ministrive të Financave.

Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut me shifra kritike

Nga i gjithë rajoni, situata më kritike duket në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, sa i përket nivelit të borxhit të jashtëm në raport me Prodhimin Bruto Vendor. Borxhi i jashtëm i Malit të Zi është 68.4%, sipas të dhënave zyrtare nga Podgorica, duke e kaluar nivelin prej 60% që është një nivel kritik sipas standardeve ndërkombëtare.

Maqedonia e Veriut, nga ana tjetër, i afrohet shumë këtij niveli, me borxhin e jashtëm që arrin 58.3% të Prodhimit Bruto Vendor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu