Bota do të vendosë për të ardhmen e saj! 2024, viti më i madh zgjedhor

Duket se 2024 do të jetë një vit i tejmbushur me zgjedhje në mbarë botën. Rusia në tremujorin e parë të vitit, Shtetet e Bashkuara në të fundit. Në fillim të verës, zgjedhjet evropiane, ndërsa zgjedhje do të ketë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Zgjedhje do të zhvillohen edhe në Indi, Iran, Meksikë, Portugali, Mbretëria e Bashkuar dhe rreth 50 vende të tjera.

Në vitin 2024 bota do të vendosë për të ardhmen e saj, pasi rezulton të jetë viti më i madh zgjedhor ndonjëherë. Më shumë se 4 miliardë njerëz janë thirrur në votime – më shumë se gjysma e popullsisë globale – në zgjedhje të lira dhe më pak të lira.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu