Boyle: Grupi terrorist më vranë vajzën dhe më dhunuan bashkëshorten (VIDEO)

Kanë arritur në Kanada familja amerikano-kanadeze, pas pesë vjetësh të mbajtur peng nga një grup ekstremist i lidhur me talebanët.

Në një deklaratë në Toronto, kanadezi Joshua Boyle, ka thënë se grupi terrorist i kishte vrarë vajzën dhe se bashkëshortja e tij ishte dhunuar seksualisht nga një roje dhe eprori i tij.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara në vazhdimësi e kanë akuzuar Pakistanin se po shpërfillë praninë e Haqqanit dhe grupeve të tjera ekstremiste brenda kufijve të saj.

SHBA-ja e konsideron grupin Haqqani si organizatë terroriste.

Amerikanja, Caitlan Coleman dhe burri i saj kannadez, Joshua Boyle, ishin rrëmbyer nga grupi ekstremist Haqqan në vitin 2012. Coleman ishte shtatzënë në atë kohë dhe kishte tre fëmije.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu