Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag tha sot se duhet miratuar një kushtetutë e re e Turqisë sa më shpejt që të jetë e mundur, në vend të asaj aktuale, të miratuar në vitin 1982 pas grushtit të shtetit në vitin 1980, njoftoi televizioni turk “CNN Turk”, transmeton InfoShqip.
Sipas Bozdag, Turqia ka nevojë urgjente për një kushtetutë të re. Pa të, nuk mund të ketë “Turqi të re”. Siç shtoi ai, miratimi i një kushtetute të re do të hapë një faqe të re në historinë e vendit.
Bozdag kujtoi se deri më tani janë bërë një sërë përpjekjesh për krijimin e një kushtetute të re, por deri më tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat.
Ministri pretendon se herët a vonë, Turqia do të ketë një kushtetutë të re.
“Vendit i duhet një kushtetutë, nënvizoi ai, e cila do të miratohet në kushte demokratike dhe që do të mbrojë interesat e çdo qytetari“- tha ai./InfoShqip.com










