Brenda 4 ditësh takim liderësh, analistët: Konstatohen të meta në zbatimin e marrëveshjes

Liderët e katër partive politike, nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës, duhet të vendosin, brenda pesë ditësh, nëse vendi është i gatshëm të mbajë zgjedhjet e parakohëshme parlamentare më 11 dhjetor.

Ngecjet në zbatimin e të gjitha pikave të dakorduara dhe përplasjet e vazhdueshme mes subjekteve politike bëjnë gjithnjë e më të pasigurt mbajtjen e zgjedhjeve brenda vitit, thotë analisti Ismet Ramadani.

Sipas tij, për dallim nga herat tjera kur opozita kërkonte anulimin e afatit, kësaj here janë partitë në pushtet që parapëlqejnë të shtyejnë atw.

“Mund të ndodh që partitë që janë në pushtet të bëjnë kalkulimet e tyre që të mos ketë zgjedhje në dhjetor, dhe kjo jep një pasiguri se do të ketë apo nuk do të ketë zgjedhje, por sipas bindjes time, me ndihmën e ndërkombëtarëve, do merret një vendim, më 31 gusht, se do të ketë zgjedhje, më 11 dhjetor. “ – tha analisti Ismet Ramadani.

Zgjedhjet parlamentare të paralajmëruara për në dhjetor i ndajnë vetëm disa muaj nga zgjedhjet e regullta lokale, gjë që rrit shanset për një pezullim tjetër të zgjedhjeve parlamentare për t’u mbjat së bashku me ato lokale, por Ramadani konsideron se zgjedhjet duhet të mbahen ndarazi, dhe për këtë duhet të insistojë opozita.

Ndëraq, për analistin Albert Musliu më shqetësuese është tendenca e pushtetit për të mos e zbatuar njërën nga pikat më të rëndësishme të marrëveshjes së Përzhinës, e që është, ndarja e partive në pushtet nga shteti. Pavarësisht kësaj, Musliu gjykon se liderët politik do të vendosin që zgjedhjet të mbahen në dhjetor.

“Unë realisht mendoj se shanset që zgjedhjet të mbahen në dhjetor janë serioze. Kjo ngecje që ndodhë me komisionin ad hoc ishte e pritshme. Vetë fakti se do të duhet të merren vesh për një person, konsensualisht, linte mundësi që të ketë ngecje, por besoj se atë ngecje do ta tejkalojnë, pavarësisht sa është e rëndë ajo. Mendoj se gjatë vikendit do të ketë inkurajim edhe nga faktori ndërkombëtar.” – tha analisti, Albert Musliu.

Sipas analistëve shqetsuese është edhe tendenca e shumicës parlamentare për t’iu përvjedh një kontrolli më të mirë të finacave në periudhën parazgjedhore, siç ishte rasti me propozim ligjin për ndryshimin e ligjit për buxhet./zhurnal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu