Britanikët të shqetësuar për ‘sozitë e Putin’ pasi inteligjenca artificiale si ‘president’, jep mesazh drithërues të fundvitit

Mediat britanike po hetojnë pas shqetësimeve të ngritura mbi mesazhin e vitit të ri të Vladimir Putin ku ai, sozia e tij apo inteligjenca artificiale, përgëzonin popullin rus për “solidaritetin, mëshirën dhe guximin”.

Opinionistët më radikalë thonin pas mesazhit të presidentit, se Vladimir Putin me siguri ka vdekur tashmë, shkruan rrjeti The Mirror.

Shumë raportime thonin se pamja e Putin ishte anormale dhe e gjeneruar me kompjuter, duke vërejtur mospërputhje me kokën e presidentit dhe pjesë të tjera të trupit.

Ata shtonin se ishte vetëm një “AI Putin” (inteligjencë artificiale) dhe se i vërteti ndoshta ka vdekur.

Ndërkohë në mesazh Putin – ose sozia e tij dixhitale – vlerësonte qytetarët ruse për trimërinë e solidaritetin, teksa shtonte se “së bashku mund të zgjidhim he problemet më të vështira.”

Por analisti ukrainas Mykhaïlo Golub, shpërndau një video në rrjetin X për të evidentuar sesi sipas tij qafa e Putin rrotullohej çuditshëm: “Këtë vit të ri kemi një Putin të gjeneruar nga AI “.

Dhe në fakt pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale ku aktivistët thonë se Putin është një ‘avatar’. Ata thonin se dhe koka e tij është mbivendosur në një tjetër trup.

Ata çuditeshin me vendimin e Kremlinit për të bërë diçka të tillë: “Kjo i shton peshë zhurmave të brendshme se ka diçka që nuk shkon me Putinin e vërtetë, ose ndryshe, se sozia e tij është i sëmurë.”

Sushko theksonte se dyshimet vijnë pasi kjo është video e parë e fundvitit e publikuar në formatin 360p, në vend të 720p HD siç bëjnë zakonisht autoritetet ruse, hulumton TheMirror.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu