Brnabiç kërkon nga Kosova atë që Kurti s’do e jepte kurrë

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç, tha nga Mitrovica e Veriut ku qëndroi për vizitë se ndihej e lumtur për këtë. “Jam e lumtur që edhe pas provokimeve të fundit, të 31 korrikut, arritëm ta ruajmë paqen. Interes i Republikës së Serbisë dhe popullit serb është paqja dhe stabiliteti”, tha gruaja në krye të qeverisë serbe për një mandat të dytë.

Ajo tha se autoritetet nga Serbia, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq, do të jenë gjithmonë me komunitetin serb në Kosovë.

Në këtë pikë, ajo i mëshoi krijimit të Asosacionit të Komunave Serbe, diçka që është rrëzuar nga Kushtetuesja e Kosovës, paçka një marrëvesheje vite më parë në Bruksel mes të dyja palëve.

“Në këtë do të vazhdojmë të këmbëngulim çdo ditë”, tha Brnabiç, referuar asaj që për Prishtinën zyrtare do ishte një Republika Srpska në Kosovë, pra një çiban politiko-nacionalist serb në trupin e Kosovës.

Ajo tha se shpreson se autoritetet e Kosovës do të jenë të përkushtuara ndaj dialogut dhe “gjetjes së një kompromisi“, i cili, sipas saj, “do të jetë i nevojshëm për normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

“Kjo është ajo që na duhet, jo për shkak të integrimit evropian, por për shkak të vetvetes, për shkak të asaj që duam me gjithë zemër, që është paqja dhe stabiliteti afatgjatë”, tha Brnabiç, duke u shfaqur kështu si paqedashëse, sigurisht pa përmendur kërkesan bazë të Kosovës: njohjen reciproke.

Por duke vijuar të qëndrojë te Asosacioni, në Manastirin Banjska në Zveçan, ajo tha se “nuk ka bisedime të mëtejshme pa formimin e Asociacionit”, sepse, sipas saj aty “është baza për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve”- tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu