Ana Brnabiq, mandatarja për përbërjen e Qeverisë së re të Serbisë, tha se Brukseli nuk mund ta kushtëzojë Serbinë që ta njohë Kosovën për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe pesë vende nga Bashkimi nuk e njohin të njëjtin krijim, transmeton InfoShqip.
Në seancën parlamentare ku po diskutohet për Qeverinë e re të Serbisë, Brnabiq ka deklaruar se para Aleksandër Vuçiqit, çështja e Kosovës ka qenë çështje e mbyllur në agjendën ndërkombëtare.
Ajo ka kujtuar se presidenti i Serbisë i ka dhënë një përgjigje të qartë kancelarit gjerman Olaf Scholz kur ka folur për Kosovën.
Brnabiq tha se është shumë e rëndësishme që Serbia të mbajë kontakte me Gjermaninë dhe vuri në dukje faktin se 78.000 qytetarë të Serbisë janë të punësuar në kompanitë gjermane.
“Gjermania është një nga vendet më të rëndësishme dhe më të forta evropiane. Komunikimi me të është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, tha Brnabiq, duke iu referuar vizitave të përfaqësuesve gjermanë në Serbi./InfoShqip.com










