Brnabiq: Ne donim të bënim një zgjidhje historike për pajtimin mes serbëve dhe shqiptarëve

Kryeministrja e Serbisë me mandat teknik, Ana Brnabiq, vlerësoi se formulimi “zgjidhje urgjente e çështjes së Kosovës”, që shfaqet më shpesh në raportet evropiane, do të thotë se qarqe të caktuara ndërkombëtare duan të shohin zgjidhje për atë çështje të hapur, transmeton InfoShqip.

Në këtë kuptim, presioni do të rritet, sepse faktorë të caktuar ndërkombëtarë duan të shohin një zgjidhje për këtë çështje të hapur dhe se ajo nuk është më në agjendë”, tha ajo.

Sipas saj, Beogradi zyrtar asnjëherë nuk i është shmangur zgjidhjes së këtyre çështjeve, përkatësisht gjetjes së një zgjidhjeje kompromisi dhe të pranueshme reciprokisht, e cila do të ishte afatgjatë dhe do të siguronte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.

Ne donim të shkonim një hap më tej: të bënim një zgjidhje historike për pajtimin mes serbëve dhe shqiptarëve, të cilën e kishte iniciuar kryeministri i atëhershëm Aleksandar Vuçiq kur ai ishte për vizitë në kryeministrin shqiptar Edi Rama”, tha ajo.

Ajo shtoi se Beogradi zyrtar i vetëm nuk mund ta zgjidhë problemin dhe vuri në dukje se “një marrëveshje kërkon dy”.

Duhet të flasim për një kompromis: këtë nuk e kemi në këtë moment, nuk jemi afër, ajo zgjidhje duhet të jetë një zgjidhje kompromisi”, tha Beta./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu