Brnabiq: Prioriteti i qeverisë së re serbe do të jetë Kosova dhe energjia

Përfaqësuesja e qeverisë së ardhshme serbe, Ana Brnabiq, tha se pret që pushteti i ri ekzekutiv të zgjidhet deri në fund të shtatorit, se bota është në prag të një lufte të tretë botërore dhe se prioritet i saj do të jetë Kosova dhe energjia, raportoi gazetari i MIA-s nga Beogradi, transmeton InfoShqip.

Ruajtja e paqes dhe stabilitetit është detyra më e rëndësishme. Më shqetëson më së shumti Kosova dhe Metohia. Një pjesë të madhe të punës e ka marrë përsipër Aleksandar Vuçiq. Energjia është gjithashtu një prioritet, që është çështje e sigurisë kombëtare. Do të jetë më e lehtë për mua të shkruaj një ekspoze“, tha Brnabiq për RTS.

Ajo vlerësoi se bota është në prag të luftës së tretë botërore.

Marrëveshja dhe kompromisi janë bërë fjalë të shëmtuara, dobësi, jo forcë, askush nuk është gati të dëgjojë askënd”, theksoi ajo.

Sa i përket situatës në Kosovë, Brnabiq ka konfirmuar se Serbisë nga 1 shtatori i vjen një periudhë jostabiliteti, sepse ende nuk është arritur një marrëveshje për targat e automjeteve.

Kryeministri i Kosovës “Albin Kurti nuk është i gatshëm për asnjë kompromis, ne propozuam një zgjidhje – statusin e targave neutrale KS, por ai nuk ka dashur ta pranojë”.

Për ndalimin e mbajtjes së Europride, Brnabiq përmendi se pyetja është se çfarë pasojash ka për Serbinë.

Ajo që u thamë të mos ecin – është më shumë një lutje se çdo gjë që mund të ndalosh“, tha ajo.

Brnabiq shprehu pritjen se anëtarët e ekipit të saj të ri do të njihen deri në fund të shtatorit dhe se bisedimet me partnerët e mundshëm të koalicionit nuk janë të lehta, duke theksuar se nuk kanë rëndësi funksionet, por rezultatet.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Ivica Daçiq do të jetë zëvendëskryeministër, ajo tha se supozohet se është e natyrshme dhe konfirmoi që Millosh Vuçeviq dhe Sinisha Mali do të jenë nënkryetarë, si dhe që të tre do të kenë poste ministrore. Brnabiq tha se ende po mendojnë se sa portofol do të ketë qeveria e re./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu