Brnabiq takon Borellin: Nuk kthehemi në dialogun me Kosovën pa u hequr taksa

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka mbërritur në Spanjë për takimin që do të ketë me Ministrin e Jashtëm të Spanjës, Josef Borell, me të cilin do të diskutojë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi që Borell do të jetë edhe pasues i Federica Mogherinit në pozitën e shefit të Politikës së Jashtme të BE-së dhe ndërmjetësues në dialogun për normalizim të raporteve.

“Unë pres një dialog miqësor, ku një ndër temat kryesore të do të jenë raportet bilaterale dhe vazhdimi i dialogut me Prishtinën”, ka thënë Brnabiq , shkruan tanjug, transmeton Gazeta Express.

Përveç tjerash Brnabiq ka thënë se do të diskutojnë me Borellin edhe për marrëveshjet e arritura në vitin 2013 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vënë theksin tek zbatimi i tyre.

“ Le të kthehemi tek ajo që u arrit në vitin 2013. BE është garantuese e asaj marrëveshje. Ishte një mandat i plotë i Mogherinit, dhe Prishtina nuk zbatoi asgjë nga ato marrëveshje. Unë pres që BE-ja të jetë garantuese e marrëveshjeve të nënshkruara”, ka thënë Brnabiq.

Ndërkohë sa i përket vazhdimit të dialogut, Brnabiq ka thënë se nuk mund të rinisë përderisa është ende në fuqi taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu