Buffon: Pirlo shok për kokë, por te Juve ai është “Mister”

Andrea Pirlo dhe Gianluigi Buffon kanë kaluar një kohë të gjatë së bashku në karrierë dhe momentet e kaluara bashkë i ka bërë të jenë shokë të pandashëm. Së fundmi gardiani i Juventusit ka folur për The Guardian dhe ka treguar rreth miqësisë së tij me trajnerin aktual dhe një detaj tjetër rreth komunikimit të tyre në klub.

Miqësia mes meje, Pirlos dhe Gattusos ka nisur në vitin 1993. Më pas patëm fatin të ndanim bashkë eksperiencën e fitimit të Kupës së Botës. Ai moment e vulosi marrëdhënien tonë.

Na ka dhënë një kuptim të përbashkët miqësie, që kurrë nuk do ndryshojë ose ndalojë. Por gjëja e parë që bëra kur ai u bë trajner ishte se i thirra ‘Mister’. Para të tjerëve ai është gjithmonë ‘Mister’.

Është çështje respekti. Për sa kohë jemi në fushë, ai ka një rol dhe unë një tjetër. Kur të largohemi nga futbolli dhe të jemi bashkë, atëherë do kthehemi te Gigi dhe Andrea”, u shpreh Buffon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu