Bujar Osmani bëhet baba për herë të tretë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka treguar se është bërë baba për herë të tretë, përcjell TV21. Osmani njofton se djali do të quhet Luan.

“Të dashur Miq, Me zemra të mbushura me gëzim dhe mirënjohje, Valbona dhe unë jemi të lumtur të njoftojmë ardhjen në jetë të fëmijës tonë të tretë, Luanit. Emri i tij, simbolizon forcën dhe kurajon që shpresojmë t’i frymëzojmë atij, ndërsa i bashkohet , Elizës dhe Malit, në familjen tonë. Lindja e Luanit forcon përkushtimin tim jo vetëm ndaj familjes sime, por edhe ndaj familjeve që shërbej. tuaj të vazhdueshme. Me përshëndetje të ngrohta”, ka shkruar Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu