Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ditë më parë mori gradën Doktor I shkencave të Mjekësisë i cili ia ka dedikuar të paharrueshmit Abdilaqim Ademit.
“Faleminderit edhe mikut tim të paharrueshëm Abdilaqim Ademit për përkrahjen dhe për kompletimin e këtij dokumenti” thuhet në diplomën e Bujar Osmanit.
Ndryshe Bujar Osmani para Komisionit pesë anëtarësh mbrojti doktoraturën me temë “Korrelacionet molekulare gjenetike të kancerit të zorrës së trashë”.
Pas elaborimit të temës nga anëtarët e komisionit, gjegjësisht kryetarin e komisionit prof.dr Zoran Karaxhozov njëherësh edhe mentor, pr.dr.Sasho Panov, po ashtu mentor dhe anëtaret e tjerë dr.Slavço Stojmenski, dr.Gordana Petrusevska dhe prof.dr.Andreja Arsovski, vepra e doktor Osmanit u vlerësua më notë të lartë nga anëtarët e Komisionit dhe kërkuan nga Fakulteti i Mjekësisë që Osmanit t’i jepet titulli “doktor shkence” për mjekësi klinike.
Doktoratura, sipas Osmanit, në të ardhmen do të ndihmon në zbulimit e hershëm të karcinomit në zorrën e trashë. Doktor Bujar Osmani nga Shkupi më parë në vitin 2004 përfundoi një pjesë të specializimit të tij në Kirurgji hepatobiliopankreatike në Londër të Anglisë, në periudhën 2006-2007, dhe që nga viti 2012 i është dhënë titulli kirurg specialist.
Nga viti 2014 është doktorant në Shkollën për studime të doktoratës në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Përvojën e tij si mjek e filloi në vitin 2004 si doktor i mjekësisë në Klinikën Universitare për Sëmundjet Kirurgjikale “Shën Naum Ohridski” në Shkup. Po atë vit, ai mbajti ligjërata në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr.Pançe Karagjozov” në Shkup. Në vitin 2008 u emërua ministër i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë dhe e kryen këtë funksion deri në vitin 2011. Që nga viti 2011 është kirurg specialist në Klinikën Universitare të Kirurgjisë digjestive – Shkup. Nga qershori i vitit 2017 është emëruar zëvendëskryeministër përgjegjës për çështjet