Rreth 100 milion euro në vit aktualisht vijnë në Maqedoni nga Bashkimi Evropian për të përmirësuar jetën e qytetarëve, dhe me fillimin e procesit të negociatave vitin e ardhshëm, kjo vlerë mund të trefishohet. Kështu deklaroi zv. kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për kredi, por për mjete falas nga BE-ja për Maqedoninë.
“Unë vetëm dua të përmend një fakt se rreth 100 milion euro në vit, vetëm tani vijnë nga BE-ja, si mjete falas, jo kredi, për të përmirësuar jetën e njerëzve dhe kjo vlerë do të dyfishohet dhe do të trefishohet me fillimin e procesit të negociatave në vitin e ardhshëm. Këto mjete nuk janë kredi, nuk janë mjete nga taksapaguesit tonë, por nga taksapaguesit e BE-së që kanë mundur t’i shpenzojnë për projektet e tyre, por kanë vendosur në frymë të solidaritetit t’i ndajnë me ne”, tha Bujar Osmani.