Bujar Osmani kandidat i BDI-së për president! Ahmeti: Të gatshëm për opozitë nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, presidentin ta zgjedhë Kuvendi

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në fjalimin e tij para publikut tha se BDI në këto zgjedhje do të kushtëzojë me ndryshime kushtetuese, ku përveç futjes së bullgarëve në Kushtetutë, do të kërkohet që presidenti i shtetit të zgjidhet në Kuvend, e jo përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta. Ahmeti thotë se BDI është e gatshme të kalojë në opozitë, nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.

Në lidhje me: Si mund të bëhet një shqiptar president në Maqedoni? Dehari tha se nuk i pëlqejnë misionet e pamundura, por Bujar Osmani pritet të jetë kandidat i BDI-së!

“Prandaj dhe në këto zgjedhje kemi vendosur që të kërkojmë nga ju të qëndrojmë bashkë, të rreshtoheni me ne në kërkesën për ndryshimin e Kushtetutës dhe zgjedhjen e presidentit të shtetit në Kuvend dhe përfshirjen e komunitetit bullgar dhe të tjerëve në Kushtetutë si dhe ti themi jo Rusisë, e po Europës, Para jush, po bëj zotimin e njëmendtë, qe ne nuk do të jemi pjesë e asnjë qeverie e cila nuk e ndryshon Kushtetutën dhe do të dalim në opozitë për ti luftuar dhe mposhtur këto kërcënime ekzistenciale për vendin tonë”, tha mes tjerash Ahmeti.

Ahmeti njoftoi se Bujar Osmani do të jetë kandidat i BDI-së për zgjedhjet presidenciale.

Në lidhje me: Ali Ahmeti nesër promovon Bujar Osmanin si kandidat për president

Në lidhje me: TV21 siguroi fjalimin e nesërm të Ahmetit: Bujar Osmani promovohet si kandidat për president, BDI do të kushtëzojë me ndryshimet kushtetuese

“Bujari ka dëshmuar vetën në skenën vendore dhe ndërkombëtare dhe ka ngadhënjyer në betejën kundër Rusisë si dhe ka qenë pjesë e ekipit tonë për ndryshimin e Kushtetutës, anëtarësimin në NATO dhe nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Me Bujarin po e nisim betejën e radhës për ta fituar besimin tuaj që ta zgjedhim presidentin në Kuvend me shumicë të 2/3 dhe me Badinter, për të realizuar vizionin tonë për president konsensual”, theksoi Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu