Bujare Abazi nga ASH, shqiptarja e vetme në vizitën studimore në Uashington DC

Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët është e vetmja shqiptare që prej sot po qëndron në Uashington DC, SHBA, në vizitë studimore të organizuar nga NDI me temë “Integriteti i partisë politike”, shkruan Sigmak.

Në këtë program do të trajtohen tema me rëndësi për integritetin e partive politike, si strukturimi partisë, kultura organizative, vetingu gjatë selektimit, diversiteti, finansat dhe të ngjashme. Vizita studimore do të fillojë më 24.07.2022 dhe do të zgjasë deri më 29.07.2022. Aleanca për Shqiptarët është partia e vetme që ka pranuar ftesë për këtë vizitë studimore në Uashington DC.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu