“Bukuria vjen nga brenda”, kush është atletja gjermane që ndan pasarelën me modelet e njohura

Alica Schmidt konsiderohet si një nga atletet më të bukura, teksa ka ndarë pasarelën me Gigi Hadid dhe Irina Shayk.

Ajo tashmë ka arritur 4.2 milionë ndjekës në Instagram, e megjithatë aty nuk ndan momente të jetës personale, veç jetën e saj atlerike.

E lindur më 8 nëntor 1998, ishte një anëtare e ekipit kombëtar gjerman që doli e dyta në garën e stafetës 4×400 m në Kampionatin Evropian të Atletikës U20 2017 dhe e treta në të njëjtën garë në Kampionatin Evropian të Atletikës U23 2019. Schmidt ishte anëtare e ekipit gjerman të stafetave në Lojërat Olimpike Verore 2020, megjithëse ajo nuk konkurroi.

Schmidt është një atlete jashtëzakonisht e talentuar që thotë se nuk i intereson titulli i saj, por fokusohet në vendosjen e qëllimeve më të larta dhe të bëhet gjithnjë e më mirë. 23-vjeçarja – e cila ka ecur në sfilata dhe tapete të kuq shprehet se “bukuria bazohet në opinionin subjektiv të dikujt tjetër që gjykon pamjen e një personi.

“Dua të besoj se bukuria vjen nga brenda!”, thotë ajo.

Schmidt arriti në gjysmëfinalen e 400 metrave. në Kampionatin Evropian të Mynihut në gusht 2022. Ky ishte një triumf për të, pas pushimit të saj nga atletika në verë pas Lojërave Olimpike të Tokios, ku mbeti jashtë ekipit olimpik pavarësisht se udhëtoi për në atje. Ajo tani po stërvitet për Lojërat e Parisit në vitin 2024, ndërsa gjen kohë edhe për të përfunduar studimet.

Qëllimi i saj, siç shprehet ajo, është një: Triumfi në Lojërat Olimpike të Parisit në 2024.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu