Bullgarët kontestojnë etninë e Goce Dellçevit (VIDEO)

Bullgaria nuk do të bëjë kompromis kur bëhet fjalë për Goce Dellçevin. Ministrja e jashtme e bullgarisë Ekaterina Zaharieva pas dështimit të komisionit të përbashkët historik dhe arsimor për të harmonizuar tekstin për Goce Dellçevin, në disa paraqitje publike tha se si shtet janë të prekur nga sugjerimi nga ana jonë që Dellçevi të përkujtohet së bashku më 7 tetor kur në 1946 Bullgaria ia dorëzoi mbetjet mortore Maqedonisë.

Sipas Zaharievës, propozim data është një nga tradhtitë më të mëdha të kryera nga Partia Komuniste Bullgare.

Zaharieva shpreson të përshpejtohet dinamika e punës së komisionit të përbashkët lidhur me përmbajtjen e teksteve shkollore për personalitetet, datat dhe festimet.

Tensionet në marrëdhëniet Sofje-Shkup u ngritën rreth Goce Dellçevit, nëse ai ishte bullgar ose maqedonas. Përveç Zaharievës edhe profesorit Ivan Ilçev, një anëtar i komisionit bullgaro-maqedonas për zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme historike, në një intervistë për “Dnevnik-un” bullgar, tha se 7 tetori për përkujtimin e Goce Dellçevit është i papranueshëm. Ilçev në intervistë shpjegoi se komisioni deri tani pas gjashtë takimeve të mbajtura, kishte arritur marrëveshje se Samuili ishte një mbret bullgar, se Goce Dellçevi ishte bullgar dhe se nuk ka pasur okupim fashist bullgar.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu