Bullgaria i kërkon Gazpromit t’i kthehet negociatave për gazin, pritet një përgjigje nga kompania ruse

“Gazprom” pritet t’i përgjigjet Bullgarisë nëse do të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe sipas ministrit bullgar të Energjetikës, Rumen Hristov, kjo duhet të ndodhë jo më vonë se sot, transmeton InfoShqip.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, në fund të javës së kaluar qeveria teknike zyrtarisht ka kontaktuar kompaninë ruse për rinovimin e furnizimit me gaz në kuadër të kontratës ekzistuese, e cila skadon më 31 dhjetor.

Synimi i negociatave të mundshme është që “Gazprom” të rikthejë furnizimin e Bullgarisë me gaz natyror në kuadër të kësaj marrëveshjeje.

Ministria bullgare do të insistojë në ndryshimin e mënyrës së pagesës, si dhe zgjatjen e dërgesave deri në fund të sezonit të ngrohjes.

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, sot do të bisedojë me përfaqësuesit e dy kompanive greke “Gastrade” dhe “Kopeluzos Group”, ku do të diskutojë për mundësitë e rritjes së furnizimeve të gazit që Bullgaria do të importojë përmes terminalit të gazit të lëngshëm në qyteti i Aleksandropolisit.. Në takim do të marrin pjesë kryeministri teknik Galab Donev, ministri i Energjisë Rumen Hristov, si dhe krerët e dy kompanive bullgare të tregtisë së gazit “Bulgargaz” dhe “Bulgartransgaz”.

Bullgaria, në këtë mënyrë, dëshiron të intensifikojë bisedimet për rritjen e dërgesave nga terminali Aleksandropulis.

Shoqata qytetare “Boec” organizon protestë për sonte para ndërtesës së administratës presidenciale në Sofje kundër vazhdimit të mundshëm të negociatave mes Bullgarisë dhe kompanisë ruse “Gazprom”. Ata do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit teknik të Energjisë Rumen Hristov. Shoqata “Boets” kërkon që Bullgaria jo vetëm të mos vazhdojë negociatat me “Gazprom” sipas marrëveshjes së vjetër, por edhe të mos nënshkruajë marrëveshje të reja afatgjata me Rusinë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu