“Bullgaria Perëndimore,” Rama pas ironisë për veton ndaj RMV para Scholz: Histeri e disave në Shkup

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në llogarinë e tij në Twitter pas reagimeve që pasuan me publikimin e duarshtrëngimeve me kancelarin gjerman Scholz në Selanik. Kreu i qeverisë thotë se “histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski” është për te qeshur dhe për të qarë.

Sherr mejhaneje mes tymit dhe qofteve,” përfundon postimin e tij Rama.

Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve.

Kujtojmë se një batutë e Ramës ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski shkaktoi reagime të forta në Shkup. Rama ndërhyri në shtrëngimin e duarve të kancelarit gjerman Olaf Scholz me kryeministrin Dimitar Kovacevski në samitin e mbajtur në Selanik të shtunën.

Më konkretisht, ndërsa kryeministri mikpritës grek Mitsotakis e prezantoi Scholz-in me kryeministrin shqiptar dhe Dimitar Kovaçevskin si kryeministër të Maqedonisë, Rama iu bashkua bisedës duke thënë “kryeministri i Bullgarisë së ardhme perëndimore.”

Këtë ndërhyrje Rama e cilëson në postimin e tij si ironizim ndaj “bllokadës së shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu