Bundozher 40 tonësh, policia e Kosovës nënshkruan kontratë të shpejt për pajisje të rënda

Të hënën Policia e Kosovës ka lidhur një kontratë me një firmë private për marrje me qera të pajisjeve të rënda, për, siç thuhet aty, largim të peshave të rënda.

“Largimi pengesave të ndryshme me paisje të rënda deri në 40 tonë- bulldozher. Hapja e kanaleve me paisje të renda Eskavator të peshave të rënda deri në 30 tonë. Mbajtja në posedim të paisjeve të peshave të rënda deri në 40 tonë…. paisje transportues të peshave të rënda deri në 80 tonë”
.

Janë këto vetëm disa prej kërkesave që ishin parashtruar në këtë tender.

Policia e Kosovës ka nënshkruar një kontratë, që parashihet të kushtojë deri në 124 mijë euro, për marrjen me qera të “makinerive të rënda” nga një kompani private që merret me thyerjen e gurit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu