Burime të BE-së: Ngërçi i madh, Qeveria në Kosovë po e bllokon themelimin e Asociacionit

Vitin e ardhshëm, duhet parë se çfarë mund të bëjë Bashkimi Evropian, me mbështetjen e një Washingtoni më të angazhuar, për të nxjerrë Ballkanin Perëndimor nga ngërçi, veçanërisht kur bëhet fjalë për tensionet kërcënuese në Bosnje dhe Hercegovinë dhe bllokadat në bisedimet Beograd-Prishtinë, kanë thënë burime në Bruksel.

Në funksion të ndryshimeve në botë gjatë vitit 2021, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, e thekson këtë, duke paralajmëruar se “rritja e retorikës dhe lëvizjeve që përçajnë njerëzit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë, kanë penguar përpjekjet për të sjellë gjashtë vendet më afër së ardhmes evropiane”.

Borrelli e bëri të ditur këtë gjatë rishikimit të ngjarjeve në vitin 2021, duke vlerësuar se ishte një vit i ndryshimeve të mëdha dhe perestrojkës, “në të cilin morën vrull politikat e pushtetit që vazhdimisht parashtronin sfida për Bashkimin Evropian dhe vlerat e tij”.

Administrata e re në Washington ka emëruar edhe të dërguar të rinj, ekspertë me përvojë në Ballkanin Perëndimor, me synimin për t’u përfshirë më shumë në çështjen për “punët e papërfunduara” në rajon.

Megjithatë, pritet të shihet se cila do të jetë politika e qeverisë së re gjermane, e cila ka qenë gjithmonë e rëndësishme për Ballkanin.

Burime të BE-së besojnë se presidenti francez Emmanuel Macron, të cilin e presin zgjedhjet në prill, do të bëjë diçka më shumë për të kapërcyer “tensionet e reja”, siç theksoi ai vetë, duke shpjeguar programin e presidencës franceze të Unionit nga 1 janari.

Kreu i shtetit francez paralajmëroi se “historia po kthehet” në Ballkanin Perëndimor dhe se “ndonjëherë është tragjike”.

Zyrtarët në Këshillin e Ministrave të BE-së thanë se anëtarët e Bashkimit dhe Komisionit Evropian janë gjithashtu shumë të shqetësuar për progresin e përgjithshëm të dobët të Ballkanit Perëndimor kur bëhet fjalë për reformat kryesore në fushën e sundimit të ligjit dhe lirive themelore.

Problemi më i vështirë, krahas krizës në Bosnjë dhe Hercegovinë, është bllokada në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve.

Vitet e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja nuk kanë çuar në përparim, dhe burimet në Bruksel pajtohen se bllokimi i madh i politikës së qeverisë aktuale në Prishtinë, e cila refuzon të zbatojë atë që është miratuar nga Parlamenti i Kosovës dhe konfirmuar nga BE-ja, është Marrëveshja e Brukselit, e cila parasheh themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe (AKS).

Dokumenti ka fuqinë e një marrëveshjeje ndërkombëtare për evropianët dhe amerikanët, të cilën nuk e pranon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, politika e të cilit duket se synon të ruajë mbështetjen e përkrahësve në vend, edhe me koston e kundërshtimit të aktorëve ndërkombëtarë.

Kurti së fundmi ka hyrë në konflikt të hapur në Bruksel me Borrellin, i cili u tha gazetarëve se po ndjek politikën e gabuar dhe se duhet të zbatojë gjithçka në dialogun Beograd-Prishtinë.

Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe “deri më tani nuk ka dalë në dritë se çfarë mund të bëhet më pas kur bëhet fjalë për autoritetet dhe politikanët shqiptarë në Prishtinë, si dhe kur për këto pyetje duhet të përgjigjen ato vende perëndimore që e kanë njohur, miratuar, pranuar atë” një diplomat evropian përcjell mendimin e tij në BE.

Bllokada është e plotë pasi autoritetet e larta në Prishtinë tani refuzojnë të zbatojnë marrëveshjen e Brukselit dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq po kërkon nga BE-ja të mësojë se çfarë përfiton Beogradi, “i cili në masë të madhe përmbushi pikat nga ajo marrëveshje” dhe të mësojnë datën se kur mund të presë anëtarësimin në BE.

Bashkëbiseduesit në Bruksel shtojnë se Vuçiqi vazhdimisht përsërit se Prishtina nuk mund të marrë gjithçka, e Serbia asgjë.

Në të njëjtën kohë, intoleranca e madhe dhe gjuha e urrejtjes vazhdojnë të reflektohen në qëndrimin e qeverisë serbe ndaj opozitës dhe mediave të pavarura, si dhe ndaj kritikave që vijnë nga BE-ja, veçanërisht nga Parlamenti Evropian.

Siç shihet në Bruksel, për anëtarët kyç të BE-së, veçanërisht Gjermaninë, dhe i njëjti është qëndrimi edhe i SHBA-së, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian nëse nuk i rregullon marrëdhëniet me Kosovën në mënyrë që të jetë një lloj njohje e pavarësisë së Prishtinës, apo thënë ndryshe të arrijnë një marrëveshje dy palët dhe atë ta “pranojë bashkësia ndërkombëtare”.

Ai mbetet një “kusht i të gjitha kushteve”, madje edhe nëse Serbia i plotëson të gjitha kriteret e Kopenhagës dhe bëhet një demokraci efektive me një ekonomi tregu, e aftë për të konkurruar me ekonomitë e Bashkimit në tregun e përbashkët evropian.

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto tha pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE-së në mes të dhjetorit dhe hapjes së grupit katër të kapitjeve në bisedimet e pranimit të Serbisë se vendet perëndimore dhe veriore të Unionit vazhdojnë të kundërshtojnë zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se bisedimet e fundit në Këshillin Evropian ishin “kthjelluese”.

Edhe ish-ministri çek Jakub Kulhanek, vendi i të cilit do të marrë presidencën e BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2022, e tha atë që kohëve të fundit e thonë shumë në kryeqytetet e BE-së dhe zyrtarë në Bruksel, se “bllokimi i aspiratave evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor është veçanërisht dritëshkurtër në një situatë ku të gjithë në kontinent thonë se nuk mund ta përballojnë luksin që Evropa të ketë një vakum gjeopolitik, një vrimë të zezë në Ballkan që më vonë mund të mbushet nga të tjerë aktorë”.

Edhe pse Serbisë i kërkohet më shpesh që të reduktojë ndjeshëm lidhjet me Rusinë dhe Kinën, presidenti Vuçiq përgjigjet se disa anëtarë të BE-së kanë lidhje dhjetë herë më të gjera ekonomike dhe tregtare me Kinën dhe thekson se Moska dhe Pekini i ofrojnë Beogradit vlerë ndërkombëtare dhe mbështetje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kur është fjala për Kosovën.

Kriza aktuale e energjisë, mungesa e gazit dhe elektricitetit në BE janë padyshim dëshmi për Beogradin se marrëdhëniet e mira me Rusinë janë një shpëtim i vërtetë për momentin, sepse Serbia, e cila tani është në probleme të mëdha me furnizimin me energji elektrike nga termocentralet e saj, ka sasi te garantuara gazi dhe me çmim shumë të arsyeshëm.

Borrelli, kreu i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), vuri në dukje të gjitha problemet kryesore të botës, nga pandemia te energjia dhe vatrat e paqëndrueshmërisë me të cilat po përballet BE. Ai vuri në dukje se “Unioni ka punuar për të mbrojtur interesat e tij, dhe e forcon rendin botëror bazuar në rregulla, në vitin e kaluar të ndryshimeve dhe riorganizimeve të mëdha”.

Ai foli në detaje për problemet e sigurisë, veçanërisht ato që lidhen me Ukrainën dhe fqinjësinë e Unionit. Ndonëse në mënyrë shumë të përmbledhur përmendi kolapsin e përpjekjeve për ta afruar Ballkanin Perëndimor me BE-në, Borrelli theksoi veçanërisht vlerësimet e tij të mëparshme për përkeqësimin e situatës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Një ndryshim i rëndësishëm nga marrëdhëniet aktuale BE-Ballkani Perëndimor për presidentin Macron do të ishte padyshim një sukses i rëndësishëm, megjithëse ndoshta i vogël, në vitin e zgjedhjeve presidenciale franceze.

Macroni, me mbështetjen e disa anëtarëve të tjerë të klubit evropian, ka kërkuar më parë që procesi i zgjerimit të Unionit në Ballkanin Perëndimor të shndërrohet nga një proces burokratik-teknik në një proces më të prekshëm dhe më politik, gjë që rezultoi me një metodologji të re në negociatat e anëtarësimit, e cila u pranua nga Serbia dhe Mali i Zi.

Megjithatë, si Parisi ashtu edhe disa qeveri të tjera në BE ende besojnë se Bashkimi Evropian, i cili është i trazuar, duhet së pari të transformojë radhët e tij të brendshme, veçanërisht procesin e vendimmarrjes, në mënyrë që të mund të pranojë anëtarë të rinj.

Sipas burimeve në Bruksel, kjo është një pasqyrim i situatës reale dhe nuk është e pamundur të shihen në një të ardhme të parashikueshme rrethanat në të cilat BE-ja mund t’i hapë dyert e saj një anëtari të ri.

Duke shpjeguar programin e presidencës franceze të BE-së, Macroni vuri në dukje se BE-ja “ka një përgjegjësi shumë të veçantë” ndaj Ballkanit Perëndimor dhe se duhet të angazhohet dhe të investojë më fort, në mënyrë që të inkurajojë integrimin ekonomik dhe lidhjet mes njerëzve.

Presidenti francez bëri të ditur se “duhet të ketë një luftë kundër ndërhyrjes dhe manipulimit në atë rajon, gjë për të cilën po përpiqen forcat rajonale që synojnë të destabilizojnë Evropën përmes Ballkanit”, që është edhe qëndrim i Washingtonit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu