Sipas Tuttosport, Juventusi e ka vendosur mesfushorin ofensiv të Real Madridit, Brahim Diaz, si “plan B” nëse dështon pista për Bernardo Silvën e Manchester Cityt.
Shanset për ta joshur portugezin drejt Torinos duken të vogla, për shkak të rrëshqitjes së madhe të Juves në garën për Ligën e Kampionëve.
Humbja ndaj Fiorentinës i ka lënë bardhezinjtë në vendin e gjashtë në tabelë dhe tani mund të detyrohen të kënaqen me Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.
Në një skenar të tillë, transferimi i Silvës te Juventusi do të binte poshtë dhe klubi po i shqyrton tashmë opsionet alternative.
Diaz është një nga emrat kryesorë që “Zonja e Vjetër” po e monitoron, ndërsa e ardhmja e tij në kryeqytetin spanjoll mbetet gjithashtu e paqartë, për shkak të rolit të reduktuar që ka pasur.
Vazhdimësia e tij te gjiganti i La Ligas varet nga fakti nëse do të jetë pjesë e planeve të trajnerit të ardhshëm, Jose Mourinho./Telegrafi/










