Burrat grabitnin shtëpitë dhe gratë i prisnin me makina në rrugë, kapen shqiptarët

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy çifte shqiptarësh të cilët akuzohen për vjedhje. Sipas mediave fqinje, ata kishin vjedhur në disa shtëpi në zonën e Macerata dhe më gjerë.

Aksioni i tyre më i fundit ishte mbrëmjen kur u arrestuan. Burrat kishin dalë dhe po grabisnin shtëpitë, ndërsa gratë me makinë ecnin në afërsi të banesave dhe në atë moment u bllokuan nga policia.

Nga kontrolli i policisë ushtruar në mjetin e tyre u gjetën dhe sekuestruan sende te çmuara të vjedhura që ishin mbledhur me një mbulesë dhe ishin lënë në derën e majtë të makinës, dy palë doreza pëlhure profesionale, kapele, dy elektrikë, një kaçavidë e madhe dhe shumë telefona celularë.

Gjithashtu unaza, orë, vathë, varëse, diamante dhe para për një vlerë të përgjithshme prej rreth pesë mijë euro janë sekuestruar dhe janë vendosur në dispozicion të autoriteteve gjyqësore për hetime të mëvonshme.

Të arrestuarit u dërguan në burg në pritje të seancës për dhënien e masës së sigurisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu