Burrë e grua të paaftë për punë, ndihma sociale nuk i’u mjafton as për barna

Vetmia ka kapluar shtëpinë e familjes Ademi. Çifti në moshë, nga fshati Rramanli i Kumanovës, ka një dert edhe më të madh.

2 mijë denarët që i marrin si ndihmë sociale, s’po i mjaftojnë as për barna. I zoti i shtëpisë Osmani, vuan nga një çrregullim në sistemin nervor.

Kurse, zonja Mejreme qe tetë vjet është e paralizuar.

E ka përjetuar rëndë pse ka mbetur e palëvizhme, dhe ende vuan pasojat.

“Kur jam zgjuar në mëngjes, nuk mundja ti lëvizja këmbët e as dorën e majtë. U bënë 8 vjet pa lëvizur vendit, nuk kemi as fëmijë e jemi shumë të varfër, por ky ishte vullneti Zotit”, tha Mejreme Ademi.

Skamjes ia lenë fajin Osmani për gjithçka.

Për t’ia rënduar situatën, ai duhet të jetojë me ndjenjën se është i paaftë për punë.

Shëndeti i brishtë i çiftit, po ua shpenzon të gjitha paratë që i marrin nga ndihma sociale.

Shumë herë madje është në dilemë, a të blej ilaçet apo të blej bukë me ato 30 euro që iu jap shteti çdo muaj.

“Mbijetojmë vetëm me 2.000 denarë ndihmë sociale. Me ato pak para çka të bëjmë më parë, a të blej barna për veti a për shoqen, apo për ushqim. Rrymën na kanë ndalë se nuk kemi mundësi ta paguajmë, faturat vijnë nga 3 mijë denarë. Çfarë të bëjmë më parë? Unë i sëmurë edhe gruaja gjithashtu, ndihma nuk kemi nga askush”, tha Osman Ademi.

Osmanin dhe Mejremen, mjekët i kanë dërguar në shumë institucione të specializuara për sëmundjet e tyre, por asnjëra prej tyre nuk dha rezultat.

Të gjendur në mëshirë të fatit dhe vullnetit të mirë të njerëzve, ata presin që dikush do t’iu dal në ndihmë, meqë trashëgimtar të tyre nuk kanë.

Çifti ka shpresë së Mejremja mund të ngritët prapë në këmbë, por për këtë gjë, mjekët ju kanë thënë se duhet kërkuar shërimin jashtë vendit./tv21

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu