Burri nga Kaçaniku që la duhanin planifikon që me paratë e kursyera ta vizitojë Mekën (FOTO)

Dihet botërisht se duhani dëmton seriozisht shëndetin e njeriut, por jo vetëm. Përpos që rrezikohet jeta, pirja e duhanit zvogëlon dukshëm buxhetin e një personi, nëse llogariten cigaret e blera brenda një viti.

Shaban Guri nga Kaçaniku, ka publikuar në profilin e tij paratë e mbledhura nga lënia e duhanit, duke bërë bujë në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

“Kush thotë se Duhani dëmton shëndetin gabon,duhani dëmton edhe buxhetin. Këto kursime janë kursime nga ndalimi i duhanit”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Guri gjithashtu ka bërë të ditur se me paratë e kursyera nga lënia e duhanit, planifikon ta vizitojë vendin e shenjtë të myslimanëve – Mekën. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu