Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën ka folur për në lidhje me përplasjet me Edi Ramën për çështjen e ndarjes së Kosovës.
‘Mund të ju them me gojën plot që ishte një ide e vjetër serbe që u riaktivizua në gojë shqiptarësh dhe u tentua ti shitej perëndimit si një ide lokale, e disa liderëve në rajon’, u shpreh ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
“Qëndrimi im ka qenë në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, strategjinë e sigurisë kombëtare dhe të interesit kombëtar. Nuk mendoj se kam bërë ndonjë akt heroik. Qëndrimi im ka qenë zyrtar, diplomatik“- tha Bushati.









