Bushati: Vuçiq po tenton të na ndajë nga BE, Shqipëria ombrellë për Serbinë

Analisti Andi Bushati tha në emisionin ‘Shock’ se diskutimi i kryeministrit Edi Rama për mundësinë e bojkotit nga Shqipëria të samitit të BE me Ballkanin Perëndimor është akt i paprecedentë.

Sipas Bushatit, duke u rreshtuar përkrah Vuçiçit, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po i bëhen ombrellë Serbisë për ta mbrojtur nga diskreditimi që do t’i bëhej për qëndrimin ndaj Rusisë.

“S’ka ndodhur kurrë që Shqipëria të bojkotojë një samit të BE. Pse duhet të koordinohemi me Serbinë për një gjë për të cilën kjo e fundit s’ka asnjë lidhje. Pse nuk do Vuçiç të jetë në Samitin e BE? Pasi atje do t’i kërkohet pse nuk i ka vënë sanksione Rusisë”.

Shkupi dhe Tirana bëhen ombrellë për ta ruajtur Vuçiç nga diskreditimi. Kemi një dalje nga aksi; të arrijë Vuçiçi të ndajë Shqipërinë nga BE është një akt shumë i rëndë”, tha Bushati


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu