Buzhala: Sot Republikën e Kosovës e shpëtuan prej nënshtrimit Kujta, Dulla, Hykmetja, Armendi, Arbeni dhe Janina

“Sot Republikën e Kosovës e shpëtuan prej nënshtrimit Kujta, Dulla, Hykmetja, Armendi, Arbeni dhe Janina”. Ky ka qenë reagimi i gazetarit dhe analistit Berat Buzhala në rrjetet sociale, pas dështimit të paralajmëruar të konsensusit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dalë në një deklaratë për media pas takimit me Grupin Parlamentar të kësaj partie, ku ka bërë të ditur se gjashtë deputetë të LDK-së kanë refuzuar të votojnë kandidatin e propozuar në kuadër të marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje, Bekim Sejdiun.

”Me keqardhje të madhe për popullin, gjashtë deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos e respektojnë propozimin e Bekim Sejdiut për president. Ata janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri”, u shpreh Abdixhiku para gazetarëve.

Këtë qëndrim të deputetëve të partisë së tij, kreu i LDK-së e ka quajtur lajm të keq për vendin, duke shtuar se në këtë fazë ata i bëjnë dëm të pariparueshëm procesit dhe rrezikojnë ta dërgojnë Kosovën drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme pa asnjë nevojë. Ndërkohë, ky grup i deputetëve ka zgjedhur të shkojë kundër linjës zyrtare të udhëheqësisë së partisë rreth këtij zhvillimi politik./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu