Bytyqi thotë se rroga e tij është rreth 127.000 denarë: Migrimi po e detyron edhe sektorin privat që të jepen rroga më të mëdha

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Btyqi sot tha se paga e tij arrin rreth 127 mijë denarë, që sipas tij është më pak se sa paga e tij e para 4 vjetëve në sektorin privat, përcjell TV21. Bytyqi tha se edhe sektori privat duhet ta kuptojë se nuk ka më nënvlerësim të punëtorëve dhe se megrim po i detyron të njëjtit që të japin paga të dinjitetshme.

“Unë kam thënë se zgjidhja afatgjate është që njerëzit tanë të marrin guxim që të rikualifikohen dhe të pranojnë vende pune ku do të marrin paga të dinjitetshme. Mua më gëzon fakti që disa ngjarje të caktuara ndodhin në mënyrë jonatyrore, siç është migrimi, por e detyrojnë sektorin privat që të japin paga më të dinjitetshme se më parë. Për këtë mendoj se çdo zhvillim apo ngjarje që ndodh në kohë të caktua, ndodh me arsye, ndërsa arsyeja këtu është se të gjithë, edhe në sektorin privat duhet ta kuptojmë se nuk ka më punëtorë që duhet t’i paguani nën dinjitetin e punëtorit sepse gjithmonë do të ketë opsion”, tha mes tjerash Bytyqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu