Çahet pallati ku jeton Berisha e Noka

Nuk janë të paktë pallatet që kanë pësuar çarje e plasaritje në Tiranë, pas goditjeve të njëpasnjëshme të tërmetit. Të vetmit që duket se u kanë shpëtuar këtyre goditjeve dhe që nuk janë çarë, duket se janë pallatet e vjetra të kohës së Enverit.

Një prej këtyre godinave të mëdha, tepër luksoze ku çmimi i metrit katror shitet disa mijëra euro, ka pësuar gjithashtu dëmtim. Nga imazhet e publikuara në rrjet, vihet re se ai është pallati i kuq që ndodhet pranë liqenit artificial në Tiranë.

Në këtë pallat jetojnë eksponentë demokratë, si djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, por edhe Flamur Noka. Plasaritjet dhe çarjet në këtë pallat janë mëse të dukshme dhe tepër të mëdha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu