Caktohen gjyqtarët e Apelit në rastin e ish-drejtuesve të UÇK-së

Gjykata Speciale ka caktuar gjyqtaret për seancën e Apelit në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas gazetarit Besian Beha, Michele Pichard – Kryetare e Panelit (Francë) , Kai Ambos (Gjermani) dhe Nina Jorgensen (Norvegji), jane gjyqtaret e caktuar ne Panelin e Apelit ne rastin e krerëve te UÇK-se.

Beha ka bërë të ditur se ky panel ka qenë edhe në rastet e Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës.

Kujtojmë, se 4-shja u dënua me gjithsej 81 vjet burg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu